Një postim i fundit i Amarildo Bakajt është interpretuar si një mesazh i drejtpërdrejtë për Drilon Ramën, me të cilin mund të përballet në ring nëse palët arrijnë marrëveshjen përfundimtare.
Boksieri shfaqet pranë një automjeti luksoz tip “Mercedez”, i veshur me elegancë, ndërsa në publikimin e tij ka shkruar: 15-0 (15 KO). Kjo shifër tregon se Bakaj ka regjistruar 15 fitore në karrierë dhe të gjitha i ka siguruar me nokaut, duke e bërë sfidën me Drilon Ramën veçanërisht të vështirë, në rast se kontrata për duelin firmoset.
None found
Dy sportistët kanë shkëmbyer disa herë deklarata në distancë. Në një prej rasteve, Amarildo Bakaj publikoi online një kontratë dhe i kërkoi Ramës ta nënshkruante për t’i dhënë formë zyrtare përballjes. Rama nuk e pranoi këtë hap dhe e akuzoi Bakajn se kishte hartuar një kontratë false.
Edhe pse përplasja mes tyre ka vijuar jashtë ringut, një duel konkret ende nuk është zhvilluar. Vetëm pas përballjes në ring do të përcaktohej se cili prej tyre do të dilte fitues.
Presidentja e vendit, Justina Shiroka-Pula, e ka kthyer në Kuvend për rishqyrtim Ligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, priti sot në takim Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Federale të Gjermanisë, Stephan Harbarth.…
OVL-UÇK reagoi ndaj kthimit në Kuvend në rishqyrtim të Ligjit për Specialen nga presidentja Justina Shiroka-Pula, pas kërkesës së PDK-së.…
Protesta në Tiranë vijon prej ditësh të shfaqet me tensione të ashpra. Gjatë tubimit të sotëm, protestuesit kanë dalë në…
Princi Leka ka uruar të bijën, Geraldinën, me rastin e ditëlindjes, përmes një mesazhi të ndjerë, ku shpreh dashurinë, krenarinë…
Presidentja e vendit, Justina Shiroka-Pula, e ka kthyer në Kuvend për rishqyrtim Ligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e…