Përballja në ring mes Amarildo Bakajt dhe Drilon Ramës pret vetëm firmën e këtij të fundit për t’u zyrtarizuar. Boksieri shqiptar Bakaj e ka pranuar sfidën përmes një postimi në profilin e tij në Instagram, duke e shoqëruar reagimin me thumbime ndaj rivalit, si në imazhin e zgjedhur, ashtu edhe në mesazhin e publikuar.
Prej javësh, dy boksierët janë përfshirë në një rivalitet në distancë. Kërkesa për këtë ndeshje erdhi nga Rama, ndërsa Bakaj në fillim e shpërfilli ftesën, pasi nuk dëshironte të ndeshej në ring me një shqiptar.
None found
Në fotografinë që shoqëron reagimin, të krijuar me Inteligjencën Artificiale, Bakaj paraqitet si një “mbret”, duke mbajtur Drilon Ramën të lidhur me qafore. Ky imazh ka mjaftuar për t’i dhënë më shumë zjarr rivalitetit mes tyre.
Në mesazhin e tij, Bakaj shprehet se Rama e kërkoi vetë përballjen dhe se tashmë është koha që të bëjë gati çantat. Ai shton se ka ardhur momenti të heqin qafe edhe një tjetër, duke e cilësuar kundërshtarin si “zagar”.
Personeli i Policisë Ushtarake shumëkombëshe të KFOR-it ka zhvilluar një trajnim të përbashkët në kampin Bondsteel, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve…
Mungesa e një agjende të qartë për integrimin evropian dhe keqmenaxhimi i parasë publike ishin ndër çështjet që ngriti deputeti…
Në mesin e shumë pyetjeve të cilat iu drejtuan presidentit Armand Duka, ishte edhe ajo e mundësisë për të parë…
Studentët e Fakultetit të Mjekësisë janë mbledhur në ambientet pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), pas njoftimit të ministres…
Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Kocoska, dëshmoi sot në seancën mbikëqyrëse në Komisionin për Financa dhe Buxhet në Kuvendin e…
Presidentja e gjashtë e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar lidhur me zhvendosjen e fotografisë së presidentit historik, Ibrahim Rugova dhe…