Sezoni i ri nuk ka nisur mirë, por është ai shkuar që i jep një tjetër çmim, “vikingut”, Erling Haland. Sulmuesi i Manchester City është shpallur “Lojtari Më i Mirë në Botë i Vitit 2023” nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit.
Meritë për vlerësim ka pikërisht edicioni i kaluar, ku norvegjezi fitoi gjithçka në rolin e protagonistit.
Haaland triumfoi me Manchester City në Angli, ku fitoi titullin kampion dhe FA Cup, ndërsa fitoi trofeun e Champions League, dhe së fundmi edhe Botërorin e Klubeve.
Ai realizoi 52 gola në 53 ndeshje të luajtura në të gjithë kompeticionet e sezonit të kaluar.
Të gjitha këto e kanë vlerësuar me 209 pikë, ndërsa ka lënë pas me një diferencë të madhe dy rivalët e tij të zakonshëm në këtë vit Kylian Mbappe dhe Lionel Messi.
Po me këta kundërshtarë, Haland ishte në garë për “Topin e Artë”, ndërsa më 15 janar do të diskutojë trofeun e “FIFA The Best”.
Ndërkohë, me vlerësimin e fundit nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit, sulmuesi i Manchester City pason polakun, Robert Lewvndovski dhe Lionel Mesin, që kishin fituar në dy edicionet e fundit. /abcnews.al