Ish-mesfushori i Real Madridit, Guti, nxiti debat në botën e futbollit pasi vuri në lojë triumfin e Harry Kane në Topin e Artë 2026. Ai la të kuptohej se fitorja e sulmuesit anglez ishte vendosur paraprakisht.
I ftuar në emisionin e njohur “El Chiringuito de Jugones”, spanjolli e cilësoi rezultatin e votimit si një “rastësi” të dyshimtë dhe sugjeroi se kurorëzimi i golashënuesit më të mirë anglez ishte planifikuar që në fillim.
None found
“Topi i Artë shkoi në Londër dhe e fitoi një londinez. Çfarë rastësie, apo jo? Një rastësi e vërtetë! Kjo me siguri ishte shkruar që në fillim”, tha Guti me ironi.
Ai kritikoi gjithashtu reagimin e Kane në momentin kur u shpall fitues, duke thënë se shprehja e sulmuesit tregonte se ai nuk e kishte pritur çmimin. Sipas GutIt, anglezi mendonte se Topi i Artë do t’i jepej Lamine Yamalit ose Kylian Mbappes.
Guti nuk e fshehu pakënaqësinë me rezultatin, i cili shtoi edhe më shumë përçarjet në Pirenej lidhur me atë se kush e meritonte çmimin individual më prestigjioz të futbollit botëror.
Reagimet ndaj votimit u ndanë ndjeshëm. Disa tifozë në Spanjë dëshironin që çmimi t’i shkonte njërit prej fituesve të Kupës së Botës, ndërsa mbështetësit e Real Madridit shpresonin që Topi i Artë t’i jepej Mbappes dhe jo qendërsulmuesit anglez.
Regjim i veçantë trafiku do të jetë në fuqi sot në Shkup për shkak të vizitës së kryeparlamentares së Kosovës,…
Kryeministri Albin Kurti u ka dhënë Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Drejtësisë 72 orë për të vepruar…
Shaip Kamberi, deputet i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë nga Lugina e Preshevës, tha se mbetet të shihet nëse Lista…
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka vendosur t’u japë dy ditë pushim futbollistëve të tij pas humbjes së dhimbshme në…
Kryeministri Hristijan Mickoski ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Ilija Srdanoviq, bartësin e Listës Studentore, fituese të zgjedhjeve të…
Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur dyshimet e tij se zgjedhjet braziliane, duke thënë se [...] Read More... The post…