Pak para derbit të Madridit në “Riyadh Air Metropolitano”, ish-mesfushori dhe legjenda e Real Madridit, Guti, u pyet se cilin futbollist të rivalit të qytetit do të zgjidhte për ta afruar në skuadrën madrilene.
None found
Ai nuk pati dyshime në përgjigjen e tij dhe veçoi argjentinasin Julián Álvarez. Megjithatë, Guti pranoi se realizimi i një transferimi të tillë do të ishte thuajse i pamundur.
Sipas tij, edhe përtej aspektit financiar, marrëveshja do të përballej me pengesa të mëdha praktike. “Julian Alvarez do të ishte një transferim i mirë për Mourinhon, por Atletico tashmë ka refuzuar 150 milionë euro nga Florentino, kështu që nuk mendoj se është e realizueshme”, deklaroi Guti.
Oferta prej 150 milionë eurosh, e paraqitur gjatë verës nga presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, u hodh poshtë shpejt nga Atletico Madridi, që nuk ka shfaqur gatishmëri për të negociuar.
Karakteristikat e Alvarezit përputhen me idetë taktike të Mourinhos, të cilat bazohen te tranzicionet e shpejta. Gjithsesi, integrimi i sulmuesit në një formacion ku aktivizohen tashmë Viniciusi dhe Mbappe do të ishte një sfidë më vete.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur dje, rreth orës 09:00, gjatë pushimit të gjatë, kur personi me…
Bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, kanë përshëndetur zhvillimet lidhur me mundësinë që provimi i jurisprudencës të mbahet…
Pas reagimeve të shumta të VLEN-it ndaj qëndrimeve të tij kundër mbajtjes së provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe,…