Gundogan pranon të largohet nga Barcelona

Sipas lajmeve që vijnë nga Spanja, Ilkay Gundogan ka pranuar të largohet nga Barcelona në këtë sesion të merkatos.

“Cadena Ser” shkruan se me largimin e mesfushorit gjerman, klubi spanjoll ka mundësinë që të bëjë blerje të reja, pasi do të krijonte pak “hapësirë” në buxhetin e pagave, duke respektuar limitet e vendosura për Fair Play-in financiar. Lojtari u bashkua me Barçën verën e kaluar dhe ka një pagë të konsiderueshme.

Prej ditësh në media flitet se për Gundogan ka interes nga Manchester City, por edhe një lëvizje në Turqi, te Galatasaray, nuk mund të përjashtohet.


Shtuar 19.08.2024 16:10