Pep Guardiola është fokusuar te dështimet e Liverpool-it në Premier League.
Sot, Manchester City mposhti Newcastle (5:0) në jaën e 36-të të Premier League dhe u shkëput nga Liverpool me 3 pikë.
“Një javë më parë, askush nuk besonte tek ne. Të gjithë në këtë vend mbështesin Liverpool-in: shtypi dhe të gjithë të tjerët.
Sigurisht, Liverpool ka një histori të mahnitshme në garat evropiane. Por jo në Premier League. Klubi ka një titull në 30 vjet.
Por situata është kjo që është. Duhet të shënojmë 9 pikë. Ndoshta gjashtë janë të mjaftueshme. Varet se si do të shkojnë dy ndeshjet e ardhshme.
Fati ynë është në duart tona dhe kjo ka rëndësi”, tha trajneri i Manchester Cityt për beIN Sports.
Liverpool ka qenë kampion i Anglisë 19 herë, i dyti më së shumti në histori pas Man United që ka 19 dhe Man City 7 herë. /albeu.com/