Guardiola, pas bashkëlojtarit të Ronaldos në kombëtare

Sipas gazetarit italian Rudy Galetti, lojtari portugez i Milanit, Rafael Leao, prej kohësh është ndjekur nga afër nga Manchester City.

Nëse interesimi i Guardiolës për të jep fryte, Rafael Leao do t’i bashkohet bashkatdhetarëve të tij Ruben Dias, Joao Cancelo dhe Bernardo Silva.

Sulmuesi, vetëm 22 vjeç, është thirrur 3 herë me Portugalinë dhe ka kontratë deri në vitin 2024 me “kuqezinjtë”. Këtë sezon ai ka shënuar pesë gola dhe tre asistime në 1389 minuta me Milanin. /albeu.com


Shtuar 7.12.2021 11:51