Grupi i plotë dhe fokusi te taktika e goditjet standarde, nesër kuqezinjtë nisen drejt Andorrës

Kombëtarja shqiptare vijon me përgatitjet në Barcelonë në kuadër të dy ndeshjeve të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, ndaj Andorrës dhe Anglisë.

Në seancën e sotme stërvitore, trajneri Sylvinjo dhe stafi i tij teknik patën në dispozicion të gjithë lojtarët e grumbulluar.

Lojtarët e Kombëtares u fokusuan në ushtrime në palestër dhe më tej zhvilluan skema taktike dhe goditje standarde.

Nesër Kombëtarja do të udhëtojë drej Andorrës ku do të mbyllë përgatitjet për ndeshjen e parë me stërvitjen zyrtare të orës 18:00.

Ndërkohë, në orën 17:00, trajneri Sylvinho dhe një lojtar i Kombëtares do të dalin para mediave në konferencë për shtyp.


Shtuar 11.11.2025 18:36