Griezmann: Interi do të jetë një kundërshtar tepër i vështirë

Planet për të ardhmen, por edhe një vështrim në të tashmen. Antonie Griezmann, ylli i Atletico Madrid, ka folur për gazetën “AS” duke bërë një bilanc të vitit 2023.

“Dua të përpiqem të fitoj një titull me këtë klub. Dua të bëj gjithçka që është e mundur. Ne do të përballemi me Interin në 1/16 e Champions League. Ata janë një kundërshtar shumë i vështrië, por janë të ngjashëm me ne, kështu që ne do të përpiqemi deri në fund.”

Të lidhura

None found

Sulmuesi francez më pas është shprehur duke thënë se Atletico do të jetë klubi i tij i fundit në Europë, edhe pse ende kërkon rinovimin e kontratës me “El Colchoneros”.

“Po, unë e dua rinovimin, por në fund është klubi që vendos. Më pas do të doja të provoja MLS, e kam thënë gjithmonë këtë. Por Atletico Madrid është 100% klubi im i fundit në Europë. Është vendi ku dua të jem, ku e shoh veten më të lumtur, jam në shtëpi këtu”, është shprehur Griezmann. /abcnews.al


Shtuar 27.12.2023 17:02