Granit Xhaka, në mesin e pesë mesfushorëve më të kompletuar në Europë

Ai po kalon një sezon fantastike në fanellën e Bayer Leverkusenit.

Xhaka u transferua verën e kaluar nga Arsenali dhe po i jep rezultatet e veta nën urdhrat e trajnerit Xabi Alonso.

Sipas faqes Data MB Chat, 31-vjeçari është renditur në vendin e katërt, duke lënë pas Toni Kroosin.

Aty përfshihet saktësia e pasimeve, dobia e pasimeve dhe në përgjithësi kontributi në fushën e blertë.

Ish-futbollisti i Baselit dhe i Borussia Monchengladbachut i ka grumbulluar 27.91 pikë duke e lënë prapa Toni Kroosin e Real Madridit, i cili e mbyll Top 5-shen. Top 3 përbëhet nga Rodri, Palacios e Frenkie de Jong.

Kapiteni i Zvicrës, i ka zhvilluar 23 ndeshje me Leverkusenin në këtë sezon, ndërsa e ka bërë një asistim. /klankosova/


Shtuar 9.01.2024 17:30