Granit Xhaka e ka mashtruar të gjithë stadiumin me festimin interesant që ka bërë pas golit të jashtëzakonshëm që shënoi për t’i dhënë epërsinë Leverkusenit në duelin ndaj Mainzit.
Ish-futbollisti i Arsenalit po shijon një sezon fantastik me liderin e Bundesligës, të cilët janë në rrugë të mirë për të fituar titullin e tyre të parë në histori nën urdhrat e Xabi Alonsos.
Xhaka shënoi në minutën e tretë të takimit për avantazhin e Leverkusenit duke shënuar një super gol që la të shtangur portierin kundërshtar.
Por, kishte shqetësime të mëdha menjëherë në mesin e tifozëve, Xabi Alonsos dhe stafit të trajnerëve, pasi Xhaka filloi të shtrëngonte kofshën e tij.
Sidoqoftë, ky ishte thjesht një mënyrë e festimit të golit, teksa ai vazhdoi duke kërcyer me bashkëlojtarin Jeremie Frimpong.
Kujtojmë se ky ishte goli i parë i Xhakës me fanellën e Leverkusenit dhe i pari për të në Bundesliga që prej vitit 2015, atëbotë kur ishte lojtar i Borussia M’Gladbach.
Granit Xhaka had the Bayer Leverkusen staff worried with his fake injury celebration ? pic.twitter.com/6PPEeUDE1J
— ESPN FC (@ESPNFC) February 23, 2024