Eder Militao është përballur me një grabitje në rezidencën e tij luksoze në La Moraleja të Madridit, ndërsa mbrojtësi i Real Madridit po qëndronte në stol gjatë ndeshjes kundër Barcelonës në El Clasico.
Siç raportoi mediumi spanjoll El Mundo, të paktën dy grabitës kanë depërtuar në vilën e futbollistit brazilian gjatë pjesës së parë të takimit. Autorët kanë marrë orë, bizhuteri dhe sende të tjera luksoze, me një vlerë totale që kalon 350 mijë euro.
None found
Gjatë momentit kur ndodhi grabitja, në banesë ndodheshin edhe familjarët e Militaos. Ata po e ndiqnin ndeshjen në katin e parë, ndërsa hajdutët kanë hyrë në dhomat e katit të sipërm dhe kanë vepruar pa u diktuar.
Mes sendeve të vjedhura janë identifikuar dy orë të markave të njohura. Njëra ishte Rolex, me vlerë rreth 53 mijë euro, ndërsa tjetra një Richard Mille, që kushton afërsisht 170 mijë euro.
Grabitësit kanë marrë gjithashtu tri çanta dore Chanel, me një vlerë të përbashkët rreth 15 mijë euro. Nga banesa janë zhdukur edhe unaza e byzylykë të markës Cartier, të vlerësuara në rreth 25 mijë euro.
Pjesë e plaçkës kanë qenë edhe bizhuteri të tjera, aksesorë mode dhe valixhe të markave luksoze. Në përfundim, dëmi financiar llogaritet në më shumë se 350 mijë euro.
Ngjarja u vu re pasi në një nga dhomat u konstatuan gjurmë të qarta kërkimi. Në dhomën e gjumit të futbollistit, dollapët ishin hapur dhe sendet ishin lënë të shpërndara.
Policia dhe stafi i sigurisë së kompleksit luksoz shkuan në vilë pas zbulimit të grabitjes. Hetimi ka nisur për gjetjen e autorëve, ndërsa pamjet e kamerave të sigurisë po shqyrtohen si një prej provave kryesore.
Militao e ndoqi El Clasicon nga pankina dhe për grabitjen mësoi vetëm pasi u kthye në shtëpi. Rasti i tij i bashkohet episodeve të tjera ku futbollistë të Real Madridit dhe yje të futbollit spanjoll janë sulmuar në banesat e tyre luksoze.
Eder Militao u transferua te Real Madridi në verën e vitit 2019, pasi klubi spanjoll e bleu nga Porto për 50 milionë euro. Në total, mbrojtësi brazilian ka zhvilluar 195 ndeshje dhe ka shënuar 14 gola me fanellën e “Los Blancos”.
Megjithatë, rrugëtimi i tij në futboll është ndikuar nga disa dëmtime të rënda, të cilat e kanë lënë për periudha të gjata jashtë fushës. Gjatë këtij sezoni, ai ka luajtur vetëm një ndeshje.
Me Real Madridin, pavarësisht problemeve fizike, Militao ka fituar tre tituj të La Ligës, dy trofe të Ligës së Kampionëve, një Kupë të Mbretit dhe një Kupë të Botës për Klube.
BMW ka prezantuar gjeneratën e re elektrike të Serisë 3, duke sjellë një model që kombinon autonominë e lartë, performancën…
WhatsApp ka prezantuar katër funksione të reja që synojnë ta bëjnë më të lehtë menaxhimin e bisedave në grup. Përditësimi…
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas publikimit të një letre tjetër të Arlinda Zekajt, e cila ia kishte…
Një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e një bashkëkombësi në Selanik të Greqisë, është arrestuar nga autoritetet…
Babai i Jessica-s, 32-vjeçares që humbi jetën në qershor të vitit 2024 në Itali, ka reaguar pas arrestimit të bashkëshortit…
Informacionet e qytetarëve kanë ndihmuar Policinë e Kosovës në zbulimin dhe sekuestrimin e një sasie armësh dhe municioni në një…