Categories: sport

Eder Militao rikthehet në stërvitje me grupin te Real Madridi

Eder Militao ka bërë progres të rëndësishëm në rikuperimin e tij, duke iu bashkuar sërish stërvitjes me pjesën tjetër të ekipit të Real Madridit.

Të lidhura

None found

Sipas “El Partidazo de COPE”, mbrojtësi brazilian mori pjesë në seancën e parë stërvitore të zhvilluar nga lojtarët që kanë qëndruar në Madrid gjatë pushimit të kombëtareve.

Militao kishte vijuar deri tani një program të veçantë, larg grupit, për shkak të procesit të rikuperimit nga lëndimi. Prania e tij në stërvitjen e përbashkët shihet si një shenjë inkurajuese për gjendjen e futbollistit.

Braziliani ka munguar gjatë javëve të fundit dhe më herët ishte angazhuar vetëm me ushtrime individuale. Tashmë, rikthimi pranë shokëve të skuadrës përbën një hap të ri në rrugën e rikuperimit, ndërsa Real Madridi po përgatitet për rifillimin e futbollit të klubeve pas pauzës ndërkombëtare.

Ndërkohë, lojtarët e tjerë të dëmtuar të Real Madridit po vijojnë programet personale të rikuperimit, me klubin që po ndjek me kujdes ecurinë e secilit.

Madrilenët kanë nevojë të reagojnë sa më shpejt, veçanërisht në La Liga, ku ndodhen gjashtë pikë pas Barcelonës kryesuese.

të fundit

Video: drunk son approaches enraged bull in arena, mother rushes in to save him

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

3 hours ago

Smart glasses and micro cameras in South Korea’s national exam, 111 candidates suspected of violations

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

3 hours ago

VIDEO/ Djali i dehur i afrohet demit të tërbuar në arenë, nëna futet me vrap për ta shpëtuar

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

4 hours ago

Syze inteligjente dhe mikrokamera në provimin kombëtar të Koresë së Jugut, 111 kandidatë dyshohen për shkelje

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

4 hours ago

Propozimi i ri i Wenger për pozitën jashtë loje fokusohet te pjesa e sipërme e trupit

Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga ideja për ta ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje. Pasi propozimi i tij…

5 hours ago

Storms and snow” / weather forecast for the weekend and next week, here’s what meteorologists warn

Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…

5 hours ago