Gosens: Te Newcastle do të fitoja shumë para dhe mund të siguroja disa breza por zgjodha Interin

Robin Gosens ka folur për herë të parë që pas transferimit tek Inter rreth situatës së merkatos.

Ai është intervistuar nga ‘Kicker” dhe ka shpjeguar se përse hodhi poshtë milionat e klubit anglez.

“Newcastle nuk e kam menduar kurrë si një opsion të mundshëm. Atje do të fitoja shumë para, do të siguroja disa breza me atë pagë. Por mua personalisht nuk më interesuan milionat. Doja një klub ku të ndjehesha mirë për punën që bëja.

Më pas erdhi Inter, një klub i mrekullueshëm. Që nga momenti i parë që e mora vesh se kampionët në fuqi më kërkonin, nuk mund t’i thoja jo.

Jam shumë i lumtur që kam ardhur tek Inter, më në fund gjith mundi im u shpërblye duke u transferuar te ky ekip”, kështu është shprehur Gosens./h.ll/albeu.com


Shtuar 7.02.2022 11:46

Tags: ,