Gosens dhe historia e pabesueshme e 0.5 milimetrave që i ndryshuan karrierën

Baba gjerman dhe mama holandeze.

Po flasim për Robin Gosens, mbrojtësi i krahut i Atalanta-s që ka zgjedhur kombëtaren gjermane që, deri para një viti, pothuajse nuk e njihte…

Pas paraqitjes së shkëlqyer kundër Portugalisë, ylli i Atalanta-s është bërë një hero pavarësish se fati i tij mund të kishte shumë më ndryshe nga ai i futbollistit profesionist.

Ka qenë babai i tij që ka zbuluar gjithçka në një intervistë për SPOX.

“Pothuajse është bërë polic. Nuk u mor nga forcat e Nord-Reno Westfalia sepse këmbët e tij ishin të ndryshme me 0.5 milimetra, por në Rheinland-Pfalz e kishte kaluar testin e parë’, ka kujtuar babai i Gosens. “Unë i thashë: ‘Mund ta provosh vitin tjetër’”.

Më pas ka ardhur kthesa, në Holandë, me eksperiencën te Vitesse:

“Aty ka qenë kthesa e vërtetë. Është ndier gjithmonë mirë me shokët e skuadrës në Holandë, por ambienti i tij ka mbetur qyteza jonë”.


Shtuar 21.06.2021 16:23