Goran Pandev deklaron për të ardhmen e tij, ky do të jetë sezoni i tij i fundit

Sulmuesi Pandev ka deklaruar se do të mbyllë sezonin me Parmën dhe më pas do të varë këpucët.

Sulmuesi maqedonas i lindur në vitin 1983, gjithashtu ka deklaruar se nuk do të jetë pjesë e ndeshjes ndaj Italisë më 24 mars.

Të lidhura

None found

“Po mendoja t’i jepja fund karrierës që pas përfundimit të Kampionatit Evropian, por doja ta mbyllja përpara tifozëve të Genoas.

Nuk ndodhi kështu pasi u largova në janar dhe Genoa nuk kishte më nevojë për mua. Zgjodha Parmën dhe tashmë mendoj se ky do të jetë viti im i fundit në karrierën futbollistike”, është shprehur Pandev./ h.ll/albeu.com


Shtuar 18.02.2022 15:21