Categories: sport

Gonzalez Vasquez merr drejtimin e arbitrimit shqiptar: Vij me entuziazëm, premtoj punë dhe besueshmëri

Gonzalez Vasquez u prezantua mëngjesin e sotëm në “Shtëpinë e Futbollit” si drejtori i ri i arbitrave në futbollin shqiptar.

Të lidhura

None found

Gjatë fjalës së tij, spanjolli falënderoi presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, për besimin dhe mundësinë për të marrë drejtimin e arbitrimit. Ai foli gjithashtu për përvojën që synon të vërë në shërbim të përmirësimit të gjykimit në vend.

“Mirëmëngjesi të gjithëve dhe faleminderit për praninë tuaj. Dua të shpreh mirënjohjen time ndaj presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit për detyrën që më ka besuar si drejtues i arbitrimit.

Nuk kam ardhur për të folur për veten, por për eksperiencën time në arbitrim. Askush nuk mund ta dijë se çfarë rezervon e ardhmja apo çfarë mund të ndodhë. Këtë sfidë të re e nis me shumë dëshirë dhe entuziazëm. Nuk ishte e thjeshtë të lija jetën dhe përgjegjësitë e mia në vendin tim, por vlerësimet pozitive që kam dëgjuar për këtë federatë përbënë një element vendimtar për mua.

Fillimisht dua të njihem nga afër me mënyrën se si funksionon arbitrimi. Këtu ka shumë talente dhe objektivi që propozoj është i qartë: arbitrat duhet të përmirësohen çdo ditë. Në Spanjë përdorim shprehjen se sa më shumë punoj, aq më shumë fat kam. Pikërisht te puna kemi mundësi të bëjmë më mirë. Do të jem njëri prej jush dhe së bashku do të japim maksimumin.

Nuk mund ta parashikoj të nesërmen, por e di se arbitrat mund të gabojnë, pasi janë njerëz. Për këtë arsye, kërkoj edhe bashkëpunimin e medias.

Në lojë përfshihen shumë aktorë, mes tyre futbollistët dhe trajnerët. Herë pas here harrojmë se kemi detyrimin të shërbejmë si shembull për të tjerët dhe veçanërisht për të rinjtë.

Mund të jap dy premtime: do të punoj fort dhe do të krijoj besueshmëri. Është kënaqësi të jem këtu. Ju faleminderit shumë”, deklaroi Gonzalez Vasquez.

të fundit

Customs officers and police under accusation, cigarette smuggling cost the state over 6 million euros

Drejtoria Doganore, nëpërmjet Sektorit për Kontroll dhe Hetime dhe Departamentit të Hetimeve, në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen…

57 seconds ago

Vendimi që vulosi fatin e Rodrit: Prapaskenat e takimit që e largoi nga Real Madridi

Real Madridi thuhet se ka marrë vendimin përfundimtar për të mos e transferuar Rodri Hernandezin pas një takimi sekret të…

1 minute ago

Gjykata e Apelit rikthen për rigjykim rastin e Idriz Aliajt për tentim vrasje, lë në fuqi dënimin për dy akuzat e tjera

Gjykata e Apelit ka marrë vendim me të cilin ka vërtetuar pjesërisht aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të…

2 minutes ago

Khvicha Kvaratskhelia flet për garën e Topit të Artë: Për një shtet të vogël, duket thuajse e paarritshme

Khvicha Kvaratskhelia ka folur për mundësinë e fitimit të Topit të Artë 2026, pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Paris…

2 minutes ago

Presidenti kinez Xi Jinping pritet në Shtëpinë e Bardhë nga Trump dhe Melania për vizitën shtetërore

Udhëheqësi kinez Xi Jinping sapo ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, ku do të pritet nga presidenti amerikan, Donald Trump…

2 minutes ago

Po vjen Mac Neo? Apple mund të lançojë një desktop më të lirë me çip iPhone

Me çmimin fillestar të Mac Mini që është rritur ndjeshëm, po krijohet hapësirë për një kompjuter desktop më ekonomik nga…

13 minutes ago