Brazili ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 në miqësoren e zhvilluar ndaj Anglisë në ‘Wembley’.
Pjesa e parë ishte shumë e barabartë me të dyja ekipet që nuk krijuan shumë raste për gol dhe më shumë loja ishte e fokusuar në duelet në mesfushë.
Rasti më i mirë për gol në këtë pjesë i takoi Brazilit, kur ata me anë të Lucas Paquetas (35’) goditën shtyllën e Jordan Pickford.
Në pjesën e dytë të dy trajnerët bënë disa zëvenëdsime në përpjekje për të ndryshuar rrjedhën e lojës.
Zëvendësimet që bëri përzgjedhësi i Brazilit dolën të ishin më të qëlluara pasi ata gjetën fitoren falë një lojtari që u fut nga banka rezervë.
Ishte adoleshenti Endrick i cili shënoi për t’i dhënë avantazhin Brazilit prej 1-0 pas një aksioni fantastik, duke u asistuar nga Vinicius Jr.
Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit Brazili e menaxhoi mirë epërsinë e krijuar dhe morën fitoren më se të merituar pasi treguan më shumë nga loja.
Kjo nuk ishte e tëra nga këto dy kombëtare, pasi që të dyja do rikthehen në aksion përsëri të martën kur Anglia do të përballet me Belgjikën, ndërsa Brazili do të ketë punë me Spanjën. /Telegrafi/
🚨 ENDRICK HAS SCORED FOR BRAZIL VS ENGLAND!
THE STAR IS BORN! pic.twitter.com/zZuaTC5yXp
— TC (@totalcristiano) March 23, 2024