Pas dy javësh të këtij edicioni të Abissnet Superiore, Tirana regjistron dy humbje dhe ka pësuar gjashtë gola. Pas disfatës së sotme përballë Teutës, trajneri Dean Klafuriç foli për mediat dhe analizoi atë që ndodhi në fushë.
None found
“Në 15 minutat e para e kontrolluam ndeshjen dhe u përpoqëm të luanim sipas mënyrës sonë. Më pas gjërat nuk shkuan ashtu siç duhet dhe kjo ndikoi në rezultatin përfundimtar.
Rrjedha e ndeshjes ndryshoi edhe për shkak të qasjes së kundërshtarit. Sa i përket aspektit fizik, faza përgatitore ka shkuar shumë mirë, ndërsa Xhixha kishte probleme.
Ne patëm mundësi të shënonim edhe golin e dytë, por ai episod ndikoi shumë në vazhdimin e takimit. Nuk ishte plani ynë që të tërhiqeshim për të mbrojtur rezultatin, edhe pse rivali u favorizua disi në disa prej ndërhyrjeve të kryera.
Nuk ka asnjë lloj alibie. Duhet përgëzuar edhe Teuta, ndërsa ne duhet të përmirësojmë atë që kemi bërë gjatë fazës përgatitore”, u shpreh Klafuriç.
Kombëtarja shqiptare U-21Shorti i fazës finale të Kampionatit Europian U-21 2027 do të hidhet të enjten, më 26 nëntor, në…
Rreth 47 mijë gra dhe vajza në mbarë botën u vranë nga partnerët e tyre ose anëtarët e familjes gjatë…
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste, ka votuar pro përjashtimit të Elisa Spiropalit, ndërsa mësohet se dy deputetët, Erion Braçe dhe…
Kosova po hyn në një fazë të re të zhvillimit të sistemit të prokurimit publik, me përgatitjen e sistemit të…
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim komandantin e Akademisë së Forcave të…
Ish-sulmuesi anësor i Borussia Dortmund dhe lojtari i kombëtares turke, Emre Mor, 29 vjeç, po i jep fund karrierës së…