Gol i jashtëzakonshëm i Newcastle, Guimaraes shënon golin e fitores dhe bëhet viral në internet (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme Southampton i Armando Brojës u përballën në ndeshjen e javës së 28-të të Premier League me Newscastle, takim që u fitua nga këto të fundit me rezultatin 2-1.

Për këtë fitore “laraskat” i falen mesfushorit brazilian, Bruno Guimaraes, i cili shënoi edh golin e fitores në minutën e 52-të.

Guimaraes ka shënuar një supergol me thembër, i cili ka “vjedhur” vëmendjen e publikut, ndërsa i ka shpëtuar syrit të mediave.

24-vjeçari u gjend mirë në zonë dhe befasoi të gjithë me veprimin e tij, duke shënuar me thembër dhe me shpinë të kthyer nga porta kundërshtare.

Ky ishte goli i parë i Guimares me “Laraskat” dhe tashmë ka pushtuar rrjetet sociale, ndërsa videoja e golit po bën xhiron e rrjetit, ndërsa tifozët kanë filluar ta quajnë edhe golin më të bukur të shënuar deri tani në Premier League./ h.ll/albeu.com


Shtuar 11.03.2022 11:07