Gol fantastik në Argjentinë, Coronel shënon nga më shumë se 70 metra (VIDEO)

Dueli mes Atletiko Tucuman dhe Barracas Central, është kthyer në një shfaqje të vërtetë spektakli.

Kjo pasi një gol është shënuar nga një distancë prej më shumë se 70 metrash distancë, në Argjentinë, në duelin që u fitua 4-0.

Mateo Coronel ishte ai që tërhoqëi vëmendjen në minutat shtesë të ndeshjes, pasi vuri re daljen e portierit.

Topi i goditur prej tij përfundoi drejt e në rrjetë, duke shtangur portierin kundërshtar./albeu.com/