Dëmtimi që Serge Gnabry mori në gjysmëfinalen e dytë përballë Real Madrid, rezulton të jetë i rëndë.
Sulmuesi gjerman la fushën e lojës në minutën e 27’ në sfidën që u zhvillua në “Bernabeu”, pasi nuk ishte në gjendje të luante.
Ditën e sotme, është vetë klubi i Bayern Munich që ka komunikuar dëmtimin e 28-vjeçarit.
“Serge Gnabry do të humbasë pjesën e mebtur të këtij sezoni, pasi pësoi një dëmtim në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Champions League përballë Real Madrid.
Ky rezultat erdhi pas ekzaminimeve nga departamenti mjekësor i klubt”, shkruan klubi gjerman.
Pra, Serge Gnabry ka humbur kështu edhe Euro 2024, pasi rikuperimi i tij pritet të marrë plot 6 javë, ndërsa Julian Nagelsmann ka nisur të bëjë gati listën për kompeticionin që fillon në pak më shumë se 1 muaj.