Goditja e fundit në mbrojtje, Dinamo City pranë akordit me lojtarin e Panathinaikos

Alexandros Robi pritet të jetë futbollisti më i ri i Dinamos. Blutë janë shumë pranë akordit dhe kanë mbetur vetëm detajet e vogla për të finalizuar marrëveshjen, sipas ‘Futbolli në Shqipëri’.

Kjo do të jetë edhe goditja e fundit në mbrojtje pas Stivi Jankut dhe Jorgo Meksit. 21-vjeçari luan si qendërmbrojtes, ndërsa mjaft mirë mund të bëjë edhe mesfushorin defansiv. Robi, i lindur në Athinë, ka edhe një paraqitje me ekipin e Shqipërisë U21.

I dalë nga akademia e PAOK, Robi u afrua te Panathinaikso U21 dhe më pas bëri debutimin edhe në Superligën greke.


Shtuar 10.01.2024 13:18