Gjykata e Tiranës pezullon përsëri zgjedhjet per kreun e FSHF-së

Gazetari i ABC, Ermal Vija bën me dije se mbetet në fuqi pezullimi i zgjedhjeve të 2 marsit për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Pas ankimit të akademisë Luftëtari, Gjykata e Tiranës shqyrtoi edhe padinë e klubit “ albanët”, duke lënë në fuqi pezulimin e Komisionit të Verifikimit dhe Komitetit Ekzekutiv në FSHF.

Vendimi është dhënë nga gjyqtari Flamur Kapllani ndërsa vendimi i parë nga gjyqtarja Frida Osmani.

Më herët gjykata ka rrëzuar edhe asamblenë për zgjedhjet rajonale të FSHF-së në kryeqytet duke i dhënë të drejtë bashkisë si aksioner i klubit të futbollit.

Armando Duka kërkon një mandat të 6-shtë në krye të FSHF-së ndërsa 2 kandidatët e tjerë janë Dritan Shakohoxha dhe Sulejman Starova.

Gjykata e Tiranës ka bërë me dije se nëse ky vendim nuk zbatohet nga FSHF, përbën shkelje penale dhe dënohet me 2 deri në 3 vite burg./ h.ll/albeu.com


Shtuar 21.02.2022 15:55