Nesër do të luhen ndeshjet e Champions League. Atalanta do të përballet me Young Boys në transfertë.
Klubi italian do kërkojë kualifikimin në një grup ku gjendet së bashku me Manchester United dhe Villareal.
None found
Në konferencë për shtyp ditën e sotme ishte i pranishëm mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, i cili ka theksuar se kundër skuadrës zviceriane do të jetë një ndeshje e vështirë, por i motivon fakti që kundër Spezias në kampionat arritën të shënonin plot 5 gola dhe kjo sipas mbrojtësit të Atalantës është diçka pozitive.
“Do të luajmë si gjithmonë, do të shkojmë për të fituar ndeshjen. E dimë që do të ketë vështirësi, do të luajmë edhe në një fushë me bar sintetik. E dimë që do të jetë e vështirë dhe provuam edhe në ndeshjen e parë ndaj tyre, por do të kërkojmë të luajmë më mirë. Të shënonim 5 gola kundër Spezia ishte një sinjal i mirë, këtë vit nuk ka ndodhur shpesh dhe na jep shumë besim.
Jam i bindur që do të shkojmë në Zvicër për të bërë një ndeshje të madhe. A do të kushtëzohemi nga rezultati i ndeshjes mes Villareal dhe Manchester United? Nuk besoj, ne do të zbresim në fushë dhe do të japim maksimumin për të fituar. Nuk na intereson se çfarë bëjnë të tjerët. Nëse marrim pikët tona, atëherë kalojmë grupin dhe me këtë mentalitet duhet të luajmë”, deklaroi Gjimshiti./h.ll/albeu.com
Mbi 95% e bashkive të Shqipërisë janë prekur nga fatkeqësitë natyrore në dy dekadat e fundit, ndërsa zjarret kanë shkatërruar…
Donald Trump kundër Europës nuk ka të bëjë vetëm me Groenlandën dhe NATO-n. Ekziston edhe një garë tjetër që zhvillohet shumë…
Enzo Maresca ka konfirmuar se pret që Manchester City të bëjë një ose dy nënshkrime tjera në pjesën e mbetur…
Frederik VeseliFrederik Veseli nuk do të ndryshojë ambient, së paku deri në këtë momente [...]Read More...
Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do ta shpallë Ngushticën e Hormuzit “territor të Shteteve të Bashkuara”, në një…
Fotot e Presidentit francez Emmanuel Macron me Jet Ski gjatë pushimeve në rivierën franceze kanë shkaktuar kritika të forta nga…