Gjimshiti para sfidës ndaj Olympiakos: Rivaliteti Shqipëri-Greqi nuk ka lidhje me futbollin

Berat Gjimshitgi i cili shënoi dy gola në Bergamo, foli në konferencën për shtyp në emër të lojtarëve të Atalantas para ndeshjes me Olympiakos.

Mbrojtësi shqiptar  iu referua rivalitetit mes Greqisë dhe vendit të tij: “Ka një rivalitet mes Shqipërisë dhe Greqisë, por ne nuk jemi këtu për të bërë politikë, ne jemi këtu për të luajtur futboll. Ne kemi nevojë për fitore. Më pëlqen të dëgjoj që jam golashënuesi i Europa League, por mbi të gjitha vlen fitorja.

E dimë që Olimpiakos luan në mënyrë agresive në shtëpi. Është një ekip që shënon gola dhe presim një lojë ndryshe nga Bergamo. E lëmë pas disfatën nga Fiorentina. Kemi biseduar me njëri-tjetrin dhe do të hyjmë në fushë për të bërë më të mirën dhe për të marrë fitoren. Më pëlqen të luaj më agresivisht, por mbi të gjitha jam në mbrojtje. Nëse gjej vende, përpiqem të promovoj veten dhe të ndihmoj në mënyrë agresive. Organizimi është shumë i fortë dhe jam dakord me Vatslikun që kushdo që kalon mund të bëjë surprizën, por së pari duhet të shohim se cili prej nesh do të kualifikohet”. /albeu.com/


Shtuar 23.02.2022 21:29