Gjimshiti fiton duelin me Sherrin, Broja “ndal” Arsenalin

Alen Sherri, tashmë një titullar i padiskutueshëm te skuadra e Cagliarit, nuk ka mundur ti rezistojë Atalantës së Berat Gjimshitit duke pësuar një humbje 1-0 në javën e 16-të të Serisë A. Goli i vetëm i sfidës u shënua nga Zaniolo në minutën e 66-të.

Ndërsa Sherri ishte i pranishëm në fushën e lojës gjithë ndeshjen, Gjimshiti e nisi nga stoli për tu hedhur në fushën në fillim të pjesës së dytë në vend të Isak Hien.

Të lidhura

None found

Në Angli, Evertoni ndali Arsenalin në një barazim 0-0, ndërsa sulmuesi kuqezi, Armando Broja u aktivizua në minutën e 66-të dhe mori karton të verdhë në minutën e 81-të.


Shtuar 14.12.2024 18:48