Duel kuqezi në Serinë A, Atalanta e Berat Gjimshitit ka triumfuar me rezultatin 3-0 përballë Leçes së Ylber Ramadanit.
Ramadani luajt der në minutën e 68-të për tu zëvendësuar më pas nga Lassana Coulibaly.
Të lidhura
None found
Ndërkohë, tre minuta më vonë nga fusha e lojës u largua edhe Gjimshiti, i cili u ndëshkua dhe me karton të verdhë në këtë sfidë, në vendin e tij u aktivizua Kossonou.
Golat për zikaltërit u shënuan nga Scalvini 29’, Krstovic 59’ dhe Raspadori 73’. Leçe mbetet e parafundit me 27 pikë, e barabartë me Cremonesen. Atalanta buzëqesh, ngjitet në kuotën e 53 pikëve.
