Gjiganti anglez vazhdon interesimin për Paulo Dybalan, klauzola e tij mbetet e ulët

Paulo Dybala ka një klauzolë lirimi prej 13 milionë euro në kontratën e tij me Romën dhe Chelsea thuhet po mendon të bëjë një lëvizje në mes të sezonit për sulmuesin argjentinas.

30-vjeçari ka qenë një figurë e rëndësishme për Giallorossët që nga ardhja e tij si transferim i lirë në verën e vitit 2022, duke shënuar 24 gola dhe duke dhënë 14 asistime në 56 paraqitje gjithsej.

Dybala ka vetëm 18 muaj të mbetur në kontratën e tij me Romën dhe klubi është i prirur t’i ofrojë atij një marrëveshje të re.

Por lojtari nuk po ngutet për shkak të përfshirjes së një klauzole lirimi prej 13 milionë euro, e vlefshme për klubet e huaja.

Siç raportohet nga TMË , Chelsea është i interesuar të bëjë një lëvizje për Dybalan këtë muaj, duke besuar se ai do të ishte i përshtatshëm për skuadrën e Mauricio Pochettinos.

Bisedimet midis ndërmjetësve dhe skuadrës së Ligës Premier kanë vazhduar, por dëmtimi i tij i fundit mund të shtyjë një lëvizje të mundshme.

Këtë sezon, Dybala ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 6 asistime në 18 paraqitje në të gjitha garat për Romën. /Telegrafi/


Shtuar 11.01.2024 18:12