Gjiganti anglez futet në mesin e katër klubeve të tjera të mëdha që e duan Thiago Mottan për trajner

Manchester United pritet të shkarkojë Erik Ten Hag në verë dhe ka filluar të punojë për punësimin e trajnerit të Bolognas, Thiago Mottan.

Ten Hag ka qenë nën presion pasi këtë sezon pasi nuk arriti të mbajë ritmin me skuadrat e kryet të Ligës Premier dhe u rrëzua nga faza e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Pas më shumë se 18 muajsh në krye, durimi ka filluar të dobësohet te Manchester United dhe kreu i ri sportiv Sir James Ratcliffe tani pritet të shkarkojë Ten Hag në verë, i etur për të filluar një epokë të re.

Siç raportohet nga TEAMtalk, Ratcliffe dhe kolegët e tij në Manchester United kanë filluar të eksplorojnë nga brenda idenë e marrjes së Thiago Mottas për të zëvendësuar Ten Hag në fund të sezonit, të impresionuar me punën e trajnerit italo-brazilian me Bologna.

41-vjeçari ka shkëlqyer në Emilia-Romagna këtë sezon, duke i udhëhequr Rossoblut drejt një beteje të papritur kualifikimi në Ligën e Kampionëve.

Me 11 ndeshje të mbetura për të luajtur në Serie A, Bologna qëndron e katërta në tabelë me 51 pikë, katër më shumë se kundërshtari Roma.

Trajneri tashmë ka tërhequr vëmendjen e një sërë klubesh më të mira nëpër Evropë, duke përfshirë Paris Saint-Germain, Juventus , Milan dhe Barcelona. /Telegrafi/


Shtuar 7.03.2024 09:01