Gjigantët anglezë kërkojnë yllin e Kombëtares, gati transferimi në Angli

Sulmuesi i kombëtares shqiptare Arbër Hoxha është gati të bëjë hapin e madh në karrierën e tij. Aktualisht është në pronësi të Dinamo Zagreb, por e ardhmja e 26-vjeçarit mund ntë përfundojë në Angli.

Marrëdhënia e tij me trajnerin Sergej Jakiroivic është e ngushtë edhe pse ai nuk është më në “timonin” e Dinamo Zagreb.

Jakirovic drejton Hull City dhe raportimet e fundit nga mediat pranë klubit anglezë pohojnë se Arbër Hoxha është në listën e dëshirave.

Kartoni i lojtarit shqiptar sipas mediumit ekspert të “Transfermarkt” përkon me 1.5 milionë euro, ndërsa pretendimet e Dinamo Zagreb janë në kufirin e 1 milionë euro.

Kuota në fjalë është mëse e përballueshme për ekipin anglezë. Kalimi i Hoxhës në Championship, aty ku militon Hull City do i jepte më shumë vëmendje, sikurse besimin në pozitën e titullarit, ku Jakirovic i njeh mirë aftësit e anësorit.

Në sezonin që lam pas, Hoxha e djerësiti fanellën e Dinamo Zagreb në 41 ndeshje, e përkthyer me 3 gola dhe 3 asiste. Në urdhërat e trajnerit Sylvinho, Arbëri ende nuk e ka siguruar statusin e titullarit fiks.


Shtuar 20.06.2025 20:07