Ishte një natë për t’u mbajtur mend për shtatë herë fituesin e “Topit të Artë”, Lionel Messi, i cili shënoi dy herë dhe asistoi në fitoren e theksuar të klubit të tij të ri Inter Miami ndaj Atlanta United.
Superylli 36-vjeçar u pa duke festuar golin e tij në një mënyrë të re, ndoshta duke vënë në shënjestër djemtë e tij Thiago, Ciro dhe Matteo, të cilët ishin të gjithë të emocionuar për fillimin e tij të mrekullueshëm në Florida. Megjithatë, askush nuk e dinte me siguri se çfarë simbolizonte kjo festë e re e ‘Pleshtit’.
Shumë supozuan fillimisht se ishte një referencë për “Thor” ose “Darth Vader”, të tjerë menduan se ai po bënte gjestin “mbaj birrën time”, por Antonella dha përgjigjen. Në historinë e saj në Instagram të enjten mbrëma, ajo ndau një foto të Messit duke kryer festën së bashku me një GIF të lidhur me “Thor”.
Me sa duket ky është superheroi i preferuar i Thiago Messit dhe babai i tij donte të bënte haraç, duke i mbajtur dorën e shtrirë teksa priste të vinte çekiçi. Lajmi bëhet i ditur nga botimi spanjol “AS”.
This celebration still cracks me up pic.twitter.com/6Gr95fHsSo
— Leo Messi ? Fan Club (@WeAreMessi) July 26, 2023