Rezultati 7-1 i “Houston Stadium” ishte i njëjti si ai i regjistruar në “Mineirão” të Belo Horizonte. Në takimin e djeshëm Kuraçao humbi një ndeshje grupi ndërsa Brazili, i cili ka kujtime të hidhura nga ajo që ndodhi në 2014, humbi rekordin e golave të shënur.
Që prej ditës së djeshme Gjermania ka mundur që të kalojë për herë të parë në majën e skuadrave, të cilat kanë shënuar më shumë gola në finalet e Botërorëve. Falë goleadës në Teksas, Gjermania ka arritur që të shënojë plot 239 gola ndërsa në vendin e dytë gjendet Brazili me 238.
None found
Ekipi i tretë për nga sasia e golave të shënuar në finalet e Botërorëve është Argjentina, e cila qëndron e distancuar me 152 gola. Listën me pesë ekipet më të mira në këtë aspekt e mbyllin Franca dhe Italia, të cilat respektivisht kanë shënuar 136 dhe 128 gola.
Për Brazilin ky mund të mos jetë rekordi i vetëm që humb në këtë Kupë Bote. Pesë herë kampionët e këtij trofeu kanë mundur që të shënojnë 238 golat falë 85 lojtarëve të ndryshëm ndërsa Gjermania ka arritur shifrën e lartpërmendur falë 84 lojtarëve të ndryshëm. Përballë Kuraçaos shënuan gol për herë të parë në Botëror Nmecha, Musiala, Broën dhe Undav.
Thierry Henry ka kritikuar ashpër Cristiano Ronaldo pas paraqitjes së tij në barazimin 1-1 të Portugalisë ndaj Republikës Demokratike të…
Kylian Mbappe ka shprehur krenarinë e tij të madhe pasi është bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Kombëtarja…
Kombëtarja e Kroacisë u mposht 4-2 nga Kombëtarja e Anglisë në ndeshjen hapëse të Grupit L në Kupën e Botës,…
Cristiano Ronaldo ka dalë në mbrojtje të bashkëlojtarëve të tij pas barazimit 1-1 të Portugalisë ndaj Republikës Demokratike të Kongos…
Kombëtarja e Ganës e nisi me fitore rrugëtimin në Kupën e Botës 2026, duke mposhtur Panamanë me rezultat minimal 1-0…
Arabia Saudite po përgatitet me metoda moderne për sfidën ndaj Spanjës në Kupën e Botës 2026 dhe një nga detajet…