Categories: Uncategorized

Kupa e Botës është mbajtur 21 herë dhe është fituar vetëm nga 8 shtete

Organizimin më të rëndësishëm në botë për futboll – FIFA Kupën e Botës, deri më tani e kanë fituar vetëm 8 shtete të ndryshme që nga viti 1930 kur është organizuar për herë të parë.

Kampionati Botëror i cili deri më tani është mbajtur 21 herë mes viteve 1930 dhe 2018, me përjashtim Luftën e Dytë Botërore, 5 herë është fituar nga Brazili, ndërsa Italia dhe Gjermania nga 4 herë ia kanë arritur qëllimit.

Të lidhura

None found

Argjentina, Uruguaji dhe Franca nga dy herë e kanë fituar Kupën e Botës ndërsa Anglia dhe Spanja nga një herë.

Kupën deri më tani e kanë fituar 5 shtete nga Evropa, 3 nga Amerika e Jugut, ndërsa nga kontinentet tjera nuk patur fitues.

– Uruguaji, Anglia dhe Spanja nuk kanë humbur në finale

Në Botëroret, Uruguaji, Anglia dhe Spanja duke fituar ndeshjet e finales, ishin shtetet të cila arritën deri tek kupa.

Uruguaj deri më tani dy herë arriti deri në finale në të cilat e fitoi kampionatin ndërsa Anglia dhe Spanja luajtën nga një finale të cilat arritën të bëhen kampione.

– Kombëtarja më dramatike e Kupës Botërore – Holanda

Kombëtarja më dramatike e botëroreve është Holanda.

“Portokallinjtë” deri më tani në historinë e botërorit arritën 3 herë në finale por nuk ia arritën qëllimit.

Në vitin 1974 në finale humbën kundër Gjermanisë Perëndimore, organizatore e kampionatit, ndërsa në vitin 1978 gjithashtu humbi nga Argjentina. Holanda për herë të fundit humbi finalen në vitin 2010 që u organizua në Afrikën e Jugut kundër Spanjës në minutat shtesë.

Çekosllovakia dhe Hungaria ishin gjithashtu dy kombëtare të cilat kanë luajtur në finale por nuk kanë arritur të fitojnë Kupën e Botës në historinë e tyre.

Ndërkohë edhe Suedia si organizatore e Botërorit në vitin 1958 arriti deri në finale por humbi kundrejt Brazilit.

– Gjermania 8, Brazili 7 herë finalistë

Kombëtaret që kanë arritur më së shumti deri në finale janë Brazili dhe Gjermania.

Gjermania 8, Brazili 7 herë u bënë finalistë, ndërsa Italia 6 dhe Argjentina 5 herë.

Edhe pse Gjermania dhe Brazili janë kombëtare me shumë finale, për herë të parë u përballën në finale vetëm në Kampionatin Botëror të vitit 2002 që u organizua në Korenë e Jugut dhe Japoni. Këtë ndeshje Brazili e fitoi me rezultatin 2-0.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

6 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

7 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

7 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

7 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

8 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

8 hours ago