Categories: sport

Rekordet historike të Kupës së Botës dhe emrat që kryesojnë statistikat

Kupa e Botës 2026 po hyn në histori jo vetëm për emocionet që po dhuron në fushë, por edhe për statistikat e jashtëzakonshme që po ndryshojnë. Deri në këtë fazë të garës, dy rekorde të rëndësishme janë barazuar ose janë thyer, ndërsa disa të tjera mund të lëvizin deri në mbyllje të turneut.

Edicioni i vitit 2026, që organizohet nga SHBA-ja, Kanadaja dhe Meksika, është tashmë Botërori më i madh i zhvilluar ndonjëherë. Për herë të parë në këtë kompeticion po marrin pjesë 48 kombëtare, çka përfaqëson një rritje prej 50 për qind në krahasim me formatin me 32 skuadra, i cili ishte në fuqi që nga viti 1998.

Të lidhura

None found

Numri më i madh i ndeshjeve, minutave dhe rasteve për gol pritet të ndikojë që në javët e ardhshme të regjistrohen edhe rekorde të tjera në turneun më të madh të futbollit në botë.

Një nga arritjet më të mëdha të këtij Botërori mban firmën e Lionel Messit. Me pesë golat e realizuar në dy ndeshjet e para me Argjentinën, ai ka kaluar legjendën gjermane Miroslav Klose dhe është bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Kupës së Botës.

Messi ka tani 18 gola në Botëror, ndërsa Klose dhe Kylian Mbappe mbajnë vendin e dytë me nga 16 gola secili. Sulmuesi francez ka shënuar katër herë në dy ndeshjet e para dhe mbetet sfiduesi kryesor i rekordit të argjentinasit.

Pas tyre, në renditjen e golashënuesve më të mirë vijnë Ronaldo Nazario me 15 gola, Gerd Muller me 14, si dhe Just Fontaine e Pele me nga 12 gola.

Messi kryeson edhe në një tjetër statistikë madhore të Kupës së Botës. Përveçse është golashënuesi më i mirë, ai është edhe lojtari me më shumë minuta të luajtura në historinë e këtij kompeticioni.

Ylli i Argjentinës ka arritur në 2.485 minuta në 28 paraqitje, duke lënë pas Paolo Maldinin, i cili ka 2.217 minuta. Në pozitën e tretë qëndron Lothar Matthaus me 2.045 minuta, ndërsa në Top 10 përfshihen edhe emra si Uwe Seeler, Manuel Neuer, Javier Mascherano, Cristiano Ronaldo, Diego Maradona, Philipp Lahm dhe Hugo Lloris.

Në nivel kombëtaresh, Gjermania dhe Brazili po zhvillojnë një garë të ngushtë për vendin e parë sa i përket numrit total të golave në historinë e Kupës së Botës. Gjermania e theu rekordin e Brazilit pas fitores 7-1 ndaj Curaçaos, duke kaluar përkohësisht në krye.

Megjithatë, Brazili reagoi menjëherë dhe pas raundit të dytë të fazës së grupeve riktheu ekuilibrin. Aktualisht, të dyja kombëtaret ndajnë kreun me nga 239 gola të shënuar në historinë e turneut.

Menjëherë pas tyre vjen Argjentina me 157 gola. Në listën e skuadrave që kanë kaluar shifrën e 100 golave bëjnë pjesë edhe Franca me 142, Italia me 128, Spanja me 112, Anglia me 104 dhe Holanda me 103.

Sa u përket trofeve, në 96 vjet histori të Kupës së Botës, vetëm tetë shtete kanë mundur ta fitojnë këtë turne. Brazili qëndron i vetëm në krye me pesë tituj botërorë, të fituar në vitet 1958, 1962, 1970, 1994 dhe 2002.

Pas Brazilit renditen Gjermania dhe Italia me nga katër trofe secila, ndërsa Argjentina e ka fituar tri herë. Franca dhe Uruguai kanë nga dy tituj, kurse Anglia dhe Spanja kanë triumfuar nga një herë.

të fundit

Këngët që do të ndezin atmosferën në ceremoninë hapëse të Kampionatit Botëror 2026

Associated Press ka përzgjedhur disa nga këngët që krijojnë atmosferën ideale në prag të finales së Kupës së Botës 2026,…

8 minutes ago

Atentati me 9 plumba në Sarandë, 50-vjeçari i plagosur jashtë rrezikut për jetën

50-vjeçari Thimjo Rubati, i plagosur pas një atentati mbrëmjen e së premtes në Sarandë, i transportuar mandej në spitalin e…

12 minutes ago

Haliti: PDK-ja duhet ta mbajë të hapur mundësinë e marrëveshjes me LVV-në

Partia Demokratike e Kosovës nuk duhet ta përjashtojë mundësinë e një marrëveshjeje politike me Lëvizjen Vetëvendosje, thotë ish-deputeti i kësaj…

13 minutes ago

SORI-AL: Asnjë provë për helmim ushqimor, kompania kërkon rehabilitimin e reputacionit

Kompania SORI-AL ka reaguar publikisht pas përfundimit të verifikimeve nga institucionet shtetërore, duke pretenduar se asnjë autoritet nuk ka konfirmuar…

15 minutes ago

Public Health Institute Raises Alarm Over Ohrid Lake Pollution From Wastewater

Një numër i madh hotelesh, objektesh hotelierike dhe vendbanimesh përgjatë bregut të Liqenit të Ohrit vazhdojnë të paraqesin ndotës potencialë…

20 minutes ago

NIPH Calls for Vigilance in the Heat: Children Should Not Be Left in Cars Even for a Few Minutes

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë ditëve me temperatura të…

20 minutes ago