Teuta po shfaqet si një nga skuadrat më të forta të kampionatit. Durrsakët fituan 0-2 ndaj Dinamos në “Elbasan Arena”, duke regjistruar suksesin e gjashtë radhazi nën drejtimin e Edlir Tetovës, i cili ka ndryshuar rrënjësisht identitetin e ekipit.
None found
Bilanci i Teutës në shtatë javët e Superiores është mbresëlënës: 14 gola të shënuar dhe vetëm 2 të pësuar. Lojtarët duket se e kanë përvetësuar qartë planin e Tetovës dhe po i përmbushin detyrat sipas kërkesave të trajnerit. Organizimi taktik ka sjellë rritjen e një skuadre që, deri në mbyllje të sezonit të kaluar, ishte pranë rënies. Vetëm fitorja në “play off” ndaj Pogradecit u mundësoi “Djemve të Detit” të shpëtonin sezonin.
Me emërimin e Tetovës në krye të ekipit në nisje të sezonit të ri, Teuta filloi të përforcohej dhe të plotësonte repartet. Drejtuesit plotësuan një nga një kërkesat e ish-trajnerit të Egnatias, duke ndërtuar skuadrën sipas projektit të tij.
Forma e mirë tashmë është realitet dhe Teuta po u tregon rivalëve se është në krye të renditjes. Skuadra nuk është ndalur as nga skemat e Ilir Dajës, trajner që ka mposhtur edhe kundërshtarë të nivelit të lartë në futbollin shqiptar, siç tregojnë rezultatet në Conference League.
Sezoni aktual po zhvillohet nën shenjën e Teutës, ndërsa një ish-kampion mund t’ia marrë Egnatias vendin në fron. Ndeshjet e ardhshme do të tregojnë nëse durrsakët do ta ruajnë këtë ritëm edhe kur të përballen me Egnatian.
Një incident është regjistruar përpara Kuvendit të Serbisë, ku deputetja e Partisë Progresive Serbe (SNS), Lidija Vukiçeviç, është sulmuar nga…
Në alarm janë vendosur organet greke të Rendit pas zbulimit të një zarfi me pluhur të bardhë që ka mbërritur…
Mickoski dhe Sllaveski planifikojnë ta shesin "Alta Bankën" dy herë më lirë, vetëm për të fshehur llogaritë dhe transaksionet, akuzojnë…
Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është zhvilluar sot seanca e gjyqit në themel për kryebashkiakun…
Enti Shtetëror i Auditimit ka identifikuar dobësi serioze në zbatimin e masave të sigurisë dhe kontrolleve në sistemin IT të…
Gjykata e Shkallës së Parë, me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, ka sekuestruar pasuritë e shtetasit Ilir Shehu alias Ilir…