Puna e Edlir Tetovës nga java e parë deri në javën e 8-të solli rezultatet e pritshme për Teutën, një skuadër e ndërtuar për të konkurruar fort dhe për të synuar larg këtë edicion. Por mjaftuan dy përballje që shkëlqimi i atij fillimi të venitej dhe durrsakët të përballeshin me nevojën për të korrigjuar disa aspekte të lojës së tyre.
Pas disfatës ndaj Egnatias, Teuta u mund edhe nga Partizani me rezultatin 0-1 në “Niko Dovana”, duke regjistruar humbjen e dytë radhazi në “Abissnet Superiore”. Tashmë diferenca me Egnatian kryesuese është 4 pikë. Bëhet fjalë për një largësi të ndjeshme, por që mund të ndryshojë, nëse merret parasysh ecuria e tanishme e Superiores, ku çdo skuadër po hedh hapa të gabuar edhe në përballjet ku pritet më pak.
None found
Nga kjo paqëndrueshmëri duket se nuk ka shpëtuar as formacioni i Tetovës. Dy disfatat rëndojnë veçanërisht në një garë të drejtpërdrejtë me Egnatian për kreun. Nëse për humbjen ndaj kryesuesve mund të gjendet një shpjegim te momenti, përballja me Partizanin kërkon një tjetër lexim. Të kuqtë siguruan pikërisht ndaj Teutës fitoren e parë pas 6 humbjesh radhazi, një sinjal shqetësues për një ekip durrsak që tashmë ka ndërtuar profilin e një pretendenti.
Ndoshta këto dy ndalesa kanë shërbyer për ta larguar Teutën nga entuziazmi i kryesimit. Diferenca prej 4 pikësh duhet t’i mjaftojë Tetovës për ta kthyer skuadrën te një vlerësim më realist i situatës, pas ndërprerjes së vrullit të saj. Humbja e 6 pikëve është e dhimbshme, por shqetësimi më i madh mbetet mundësia që kjo rënie të thellohet nëse nuk ndërhyhet. Nëse durrsakët kanë një njeri që mund t’u japë zgjidhje problemeve dhe ta rikthejë në rrugën e duhur këtë skuadër me synime të mëdha, ai është Edlir Tetova.
Një tragjedi e rëndë ka tronditur zonën e Parmës në Itali, ku një foshnjë vetëm 7-muajshe ka ndërruar jetë pas…
Ulja e pragut të TVSH-së nga 10 milionë në 5 milionë lekë qarkullim vjetor pritet të rrisë kostot për bizneset…
Sulmet e vazhdueshme ndaj anijeve tregtare në Detin e Zi po e kthejnë konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës në një…
Komisioni për Shëndetësi, në mbledhjen e së martës, ka miratuar kërkesën që drejtori i SHSKUK-së dhe ministri i Shëndetësisë, Arben…
Trajneri legjendar i Spanjës, Vicente del Bosque, i cili udhëhoqi kombëtaren “La Roja” drejt trofeve të Kupës së Botës 2010…
Ministria e Ekonomisë dhe Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë kanë formalizuar një marrëveshje të re financiare në vlerë…