Categories: maqedoni

LSDM akuzon Mickoskin dhe Sllaveskin se synojnë ta shesin “Alta Bankën” me çmim të përgjysmuar për të fshehur llogaritë dhe transaksionet

LSDM-ja pretendon se Hristijan Mickoski dhe Trajko Sllaveski po përgatiten ta nxjerrin “Alta Bankën” në shitje me një vlerë shumë më të ulët, me qëllim që të mos bëhen publike llogaritë dhe transaksionet e saj.

“Mickoski dhe Trajko Sllaveski e sollën Alta Bankën kriminale në Maqedoni. Sot qytetarët nuk mund të përdorin paratë e tyre, pensionistët nuk kanë qasje në pensione, ndërsa edhe sistemi bankar ndodhet nën kërcënim. LSDM-ja ka paraqitur kallëzime penale, për të cilat Prokuroria ende nuk ka reaguar”, deklarojnë nga kjo parti.

Të lidhura

None found

Sipas LSDM-së, heshtja e Prokurorisë ngre dyshime nëse po lihet qëllimisht kohë dhe hapësirë që rasti të mbulohet.

Partia opozitare thotë se të njëjtët persona që e sollën bankën në Maqedoni tani po planifikojnë ta shesin atë përmes bursës. Në rast se nuk paraqiten blerës, çmimi pritet të ulet, ndërsa, sipas LSDM-së, skenari është që në fund banka të shitet për një vlerë minimale.

LSDM-ja vlerëson se më pas përgjegjësia për çmimin e ulët do t’i atribuohet asaj. “Ky është modeli i tyre i zakonshëm. Duhet të kujtojmë se guvernatori Sllaveski mban përgjegjësi për panikun, të cilin e krijoi vetë”, shprehen nga partia.

Sipas deklaratës, vetëm një ditë pasi banka në Beograd iu revokua licenca, Banka Popullore e Maqedonisë njoftoi se situata ishte në rregull, ndërsa një ditë më vonë vendosi administrimin e detyrueshëm.

LSDM-ja thotë se ky veprim shkaktoi panik te qytetarët. Pas raportimeve se banka ishte përdorur për pastrim parash dhe publikimit të të dhënave për pronarin e saj, i cili ndodhet në paraburgim, Slaveski dhe Mickoski ngritën kallëzime penale ndaj LSDM-së, duke e akuzuar për përhapje paniku që, sipas opozitës, ishte krijuar prej tyre.

“Tani kërkojnë një shitje të shpejtë me çdo kusht, jo për ta shpëtuar bankën, por për të parandaluar hapjen e llogarive dhe transaksioneve. Nuk duan të dihet sa para transferoi Vuçiç, sa prej tyre mbetën këtu dhe ku përfunduan”, vijon deklarata.

Partia pretendon se asnjë bankë serioze nuk do të interesohej për blerjen e një institucioni me këtë profil, duke përmendur pronarin në paraburgim, hetimet në Serbi, Mal të Zi, Austri dhe BE, si dhe dyshimet mbi kapitalin dhe akuzat për kartëmonedha të falsifikuara, të cilat ende duhet të verifikohen.

“Alta Banka është qendra e oktapodit kriminal të Vuçiqit, ku Hristijan Mickoski dhe OBRM-PDUKM përbëjnë një nga krahët. Macura është bankieri i tyre personal. Për këtë arsye ata po nxitojnë”, deklarojnë nga LSDM-ja.

Tags: LSDM

të fundit

VIDEO/ Vučić’s party MP has a bucket of yogurt thrown at her head in front of Parliament

Një incident është regjistruar përpara Kuvendit të Serbisë, ku deputetja e Partisë Progresive Serbe (SNS), Lidija Vukiçeviç, është sulmuar nga…

3 minutes ago

Greece, envelope containing white powder causes alarm at Ministry of Citizen Protection

Në alarm janë vendosur organet greke të Rendit pas zbulimit të një zarfi me pluhur të bardhë që ka mbërritur…

3 minutes ago

I have been recommended surgery/ Veliaj asks to attend hearing, Dumani: We have no medical report on his condition

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është zhvilluar sot seanca e gjyqit në themel për kryebashkiakun…

3 minutes ago

ESHA evidenton mangësi të rënda në sigurinë e të dhënave në Agjencinë e Punësimit në RMV: vetëm dy punonjës në IT

Enti Shtetëror i Auditimit ka identifikuar dobësi serioze në zbatimin e masave të sigurisë dhe kontrolleve në sistemin IT të…

4 minutes ago

Convicted of drug trafficking in Italy and under investigation for medicine smuggling in Albania, prosecutor’s office seizes Ilir Shehu’s assets: companies,…

Gjykata e Shkallës së Parë, me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, ka sekuestruar pasuritë e shtetasit Ilir Shehu alias Ilir…

4 minutes ago

Europe, where is justice?” — “Freedom Has a Name” holds protest outside the EU Office in Pristina

Me një pankartë ku shkruan “Evropë, ku është drejtësia?”, iniciativa “Liria ka Emër” ka zhvilluar një aksion para Zyrës së…

4 minutes ago