Categories: sport

Gil Marin e përjashton kategorikisht kalimin e Julian Alvarezit te Barcelona

Situata rreth së ardhmes së Julian Alvarez ka shkaktuar reagim të fortë nga drejtori ekzekutiv i Atletico Madridit, Gil Marin, i cili ka deklaruar se sulmuesi argjentinas nuk do t’i bashkohet Barcelonës.

Të lidhura

None found

Marin ka kritikuar ashpër klubin katalunas, duke e akuzuar për mungesë transparence dhe profesionalizmi. Sipas tij, mënyra se si është menaxhuar kjo çështje ka zemëruar drejtuesit e Atleticos.

“Jemi edhe më të zemëruar. Na kanë revoltuar gënjeshtrat, mungesa e transparencës dhe profesionalizmit të Barçës”.

I pyetur për mundësinë që Alvarez të transferohet në “Camp Nou”, drejtuesi madrilen dha një përgjigje të pakushtëzuar.

“Julian Alvarez nuk do të transferohet te Barça. Ju jap fjalën time”.

Megjithatë, Atletico Madrid nuk e përjashton mundësinë e shitjes së sulmuesit, por një lëvizje e tillë nuk do të realizohet në drejtim të rivalit nga La Liga.

“Ëndrra ime është që Julian të qëndrojë te Atletico, nëse ai dëshiron. Nëse dëshiron të largohet, do të kërkojmë një alternativë, por kurrë Barcelonën”.

Gil Marin bëri të ditur gjithashtu se Alvarez nuk po ndihet mirë për shkak të situatës së krijuar. Ai shtoi se futbollisti është i dëshpëruar nga personat që, sipas tij, kanë ndikuar te ai përmes mashtrimit dhe konfuzionit.

“Julian nuk është mirë, është shumë i mërzitur sepse ka pasur njerëz që kanë marrë përsipër ta mashtrojnë dhe ta ngatërrojnë”.

Në përmbyllje, drejtori ekzekutiv i Atletico Madridit e bëri të qartë se klubi nuk do të hyjë në bisedime me Barcelonën.

“Nuk do të negociojmë me Barcelonën. Vendimi është përfundimtar”.

të fundit

Furnizuesit gjermanë të automjeteve kalojnë te prodhimi i dronëve dhe industria e mbrojtjes, ndërsa sektori i makinave thellohet në krizë

Prodhuesit gjermanë të pjesëve për vetura po orientohen gjithnjë e më shumë drejt industrisë së dronëve, mbrojtjes dhe hapësirës, ndërsa…

6 hours ago

Bardhi: Balluku’s file leads to Edi Rama – searches of her home and phone demanded; imprisoned politicians face fewer charges

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi në emisionin Prime News24 se dosja hetimore ndaj ish-zv.kryeministres Belinda…

6 hours ago

Bardhi mocks Spiropali: they are pushing her to leave, but she insists on staying in the SP parliamentary group at all costs

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka ironizuar ish-ministren e Jashtme, Elisa Spiropali duke komentuar situatën e fundit…

6 hours ago

After hot water and butter attack in prison, man convicted of raping and murdering 80-year-old seeks £100,000 from British state

Një 60-vjeçar, i dënuar me burgim të përjetshëm për përdhunimin dhe vrasjen brutale të një të moshuare 80-vjeçare, ka kërkuar…

6 hours ago

Britain opens doors to up to 100,000 young Europeans every year

Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të lejojë hyrjen e deri në 100 mijë të rinjve nga vendet e Bashkimit…

6 hours ago

Azemi accuses opposition: In 12-hour debate on 2027 budget, pensioners were left out of the spotlight

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka kritikuar deputetët opozitarë, duke i akuzuar se gjatë 12 orëve të seancës për…

6 hours ago