Partizani do të udhëtojë mbrëmjen e sotme drejt Rrogozhinës, ku në orën 18:30 do të sfidojë Egnatian në takimin e javës së 5-të të “Abissnet Superiore”.
None found
Pak përpara kësaj përballjeje, kampionët në fuqi janë përballur me një lajm negativ. Eneo Bitri nuk është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi dhe nuk pritet të jetë në dispozicion për këtë duel delikat.
Qendërmbrojtësi 30-vjeçar e nisi si titullar ndeshjen kundër Elbasanit, por lëndimi e detyroi të zëvendësohej pas vetëm 21 minutash lojë. Ndaj Partizanit ai mund të qëndrojë në stol, megjithëse mundësitë që të aktivizohet janë të pakta.
Për skuadrën e drejtuar nga Nevil Dede, kjo përbën një mungesë me peshë. Ndeshja do të kishte gjithashtu një domethënie të veçantë për Bitrin, i cili ka kaluar vite të arta te Partizani.
Deputeti i PD-së Edi Paloka, i ftuar në emisionin Kjo Javë në News24 komentoi akuzat e Elisa Spiropalit ndaj qeverisë,…
Toka ka aktualisht një shoqërues të përkohshëm në hapësirë. Një asteroid i vogël, me diametër rreth dy metra, është kapur…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka kërkuar në Bruksel që Kosova të trajtohet me standarde të barabarta në procesin…
Të rinj nga të gjitha trevat shqiptare janë bërë bashkë në Parlamentin e Shqipërisë, në kuadër të forumit “Foli Shqip”,…
Prokuroria Themelore Publike në Manastir ka ngritur aktakuzë ndaj një personi për lëndim trupor gjatë ushtrimit të dhunës në familje.…
Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se bota po përballet me krizën më të madhe energjetike në histori, ndërsa shpreh shqetësimin se…