Partizani B do të luajë sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë. Skuadra e Dritan Mehmetit mposhti Devollin në një finale të jashtëzakonshme që prodhoi plot 7 gola pas 120 minutave lojë. Llanaj vulosi përfundimisht ngjitjen në divizionin e dytë të futbollit shqiptar teksa realizoi golin e artë në minutën e 113-ë të ndeshjes.
Sfida nisi në mënyrë spektakolre për ekipin e Dritan Mehmetit, pasi të kuqtë realizuan dy herë brenda 7 minutave, por devollinjtë gjetën forca dhe arritën të ngushtonin shifrat me penallti në minutën e 21-të. Portieri Mali u bë hero duke i pritur penalltinën të kuqve, por Devolli nuk diti të përfitonte pasi pasi dy raste të pastra për të barazuar ndeshjen.
None found
Juglindorët barazuan pas gati 1 ore lojë me Paulo Ivanin. Skuadra e Fetollarit ia doli të përmbysë finalen duke çarë mbrojtjen e skuadrës së kuqe në minutën e 66-të. 8 minuta nga fundi i kohës së rregullit, Eneo Bitri përfitoi nga dalja e portierit Mali dhe kaloi topin me kokë brenda në portën e Devollit.
Gjatë kohës shtesë të dyja ekipet iu afruan golit, por Llanaj u bë heroi i Partizanit B duke mposhtur Devollin pas 113 minutave lojë sfilitëse.
Të kuqtë kurorëzojnë një sezon fantastik, ndërsa Devolli duhet të luajë sezonin e ri në Kategorinë e Dytë.
FT| DEVOLLI-PARTIZANI B 3-4 (luhen 30 minutat shtesë)
Pere 21′, Ivani 61′, Demollari 66′ / Llanaj 2′, 113′, Bardhi 7′, Bitri 82′
Nëntë persona kanë humbur jetën pasi një avion privat u rrëzua në një zonë të banuar në Palm Beach County,…
Protestat e udhëhequra nga të rinjtë, që po tronditin Evropën këtë vjeshtë, përfunduan të shtunën në mbrëmje me dhunë në…
Protestat e udhëhequra nga të rinjtë, që po tronditin Evropën këtë vjeshtë, përfunduan të shtunën në mbrëmje me dhunë në…
Nëntë persona kanë humbur jetën pasi një avion privat u rrëzua në një zonë të banuar në Palm Beach County,…
Granit Xhaka nuk e ka fshehur zhgënjimin pas një tjetër humbjeje të Sunderlandit në Ligën Premier, këtë herë me rezultat…
Edon Zhegrova duhet vlerësuar dhe të zhvillojë më shumë minuta, kjo së paku është kërkesa e shumë tifozëve të Juventusit…