sport

Gëzim në kombëtaren shqiptare, rrikthehen 6 lojtarë në stërvitje

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar paraditën e sotme edhe stërvitjen e dytë në kuadër të përgatitjeve për sfidën me Moldavinë, takim që do të luhet ditën e premte në orën 18:00 në transfertë.

Nën dispozicion të teknikut Sylvinho tashmë është grupi i plotë i Kombëtares, me Laçin, Mitajn, Berishën, Dakun e Kastratin, të cilët mbërritën, mbrëmjen e së hënës, në Tiranë, për të patur mundësinë, që t’iu bashkoheshin në stërvitje shokëve të tyre.

Të lidhura

None found

Gjithashtu ka lajme të mira nga Kristjan Asllani. Mesfushori i Interit mëngjesin e sotëm ndihet mirë dhe në stërvitje ishte pjesë e grupit. Gjithsesi, gjendja e tij do të jetë nën monitorimin e stafit mjekësor të Kombëtares.

Ndërkohë në seancën e djeshme, që në fillim me Kombëtaren A është stërvitur mesfushori i Shpresave Medon Berisha, por gjithsesi në rast se Asllani ka shqetësime deri në ndeshjen me Moldavinë, Silvinjo ka gati Keidi Baren, i cili pritet ta nisë nga fillimi në krah të Ylber Ramadanit./albeu.com

 

të fundit

Mbi 100 viktima nga shembja e dheut në një minierë ari në Kamerun

Të paktën 100 persona kanë vdekur pas një rrëshqitje toke në një minierë ari të improvizuar në Republikën Qendrore Afrikane…

6 minutes ago

Operacion i përbashkët në Spanjë dhe Portugali, sekuestrohen mbi 3.3 tonë kokainë dhe arrestohen 3 persona

Më shumë se 3.3 tonë kokainë janë sekuestruar në një operacion të përbashkët të autoriteteve spanjolle dhe portugeze në rajonin…

6 minutes ago

Pensionet nuk mbulojnë jetesën në Cërrik, të moshuarit mes ilaçeve, ushqimeve dhe faturave

Pensionistët në Cërrik thonë se pensionet nuk mjaftojnë për të përballuar ilaçet, ushqimet dhe faturat e shtëpisë. Disa prej tyre…

11 minutes ago

Zekolli: Më 26 gusht nis zyrtarisht faza e dytë e autostradës Shkup–Bllacë

Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli, ka zhvilluar një takim me Ministrin e Infrastrukturës dhe Transportit të Republikës së Kosovës, Dimal…

16 minutes ago

Basha në Shkup: Bashkëpunim më i ngushtë për korridorin Prizren–Tetovë

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka zhvilluar në Shkup një takim me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e…

37 minutes ago

Pilot saves the situation after private jet malfunction and makes emergency landing in Ohio

Një pilot i një avioni privat realizoi një ulje dramatike emergjente të martën pasdite, më 18 gusht, në aeroportin Akron-Canton…

38 minutes ago