sport

Feta Fetai: Aspiroj të jem e ardhmja e Kombëtares, Asllani dhe Ramadani shembuj

Edhe pse është në grumbullimin e tij të dytë me Shqipërinë, Feta Fetai pranon se aspiron që në të ardhmen të bëhet pjesë kyçe e Kombëtares kuqezi.

Sipas 19-vjeçarit, i cili frymëzohet nga loja e Luka Modriç, në Shqipëri mendon se shembuj për tu ndjekur janë edhe Kristjan Asllani e Ylber Ramadani.

Të lidhura

None found

Mendon se do të kesh minuta?
A do të kem minuta nuk di ta them, e di stafi teknik. Nese do të kem, do të jap maksimumin si në stërvitje, si në ndeshje.

Sa i gatshëm je për t’u futur në lojë?
Jam i përgatitur si gjithmonë, edhe për klubin, edhe për Kombëtaren. Jam gati për çdo ndeshje.

Si është marrëdhënia me pjesën tjetër të ekipit?
Nga ana e trajnerit, stafit teknik edhe lojtarët më kanë pritur shumë mirë. Më kanë dhënë besimin e duhur për të dhënë më të mirën. Sa i përket të ardhmes nese do të jem epiqendra e ekipit, shpresoj të jem një prej tyre.

Grumbullimi i dytë me Kombëtaren, na trego pak emocionet
Hera e parë është e veçantë, por edhe kjo ka veçantinë e vet. Ndjenjë shumë e mirë, skuadra më ka pritur shumë mirë si herën e parë edhe tani, së bashku me stafin teknik.

Si e shikon të ardhmen tënde brenda Kombëtares?
Ëndrra e çdo fëmije është të luajë me Kombëtaren. Çdokush ka ëndërr të luajë në Europian ose botëror me Kombëtaren.

Krahasimi me Luka Modriç dhe idhulli shqiptar?
Modriçin e preferoj shumë si lojtar. Sa i përket lojtarëve shqiptarë, ka shumë që i preferoj si Asllani, Ramadani.

Ndaj Çekisë, do të donit të shënonit si Modriç apo të shënonit si ai?
Do të doja të dyja. Rëndësi ka fitorja, nuk ka rëndësi se kush shënon apo asiston.

të fundit

Domestic violence in North Macedonia: 70 percent more cases reported, over 5,500 criminal offenses in five years

Numri i rasteve të raportuara të dhunës në familje në Maqedoninë e Veriut është rritur për 70 për qind në…

5 minutes ago

Hoxhaj in Kurdistan for talks with ministers on defense, infrastructure and labor

Ish-kryediplomati i Kosovës, Enver Hoxhaj, po qëndron në Sulaymaniyah në Rajonin e Kurdistanit, ku po merr pjesë në Slemani Strategic…

5 minutes ago

Kosovo and Turkey discuss cooperation on water, dams and rivers

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar një takim me ministrin e Bujqësisë së Turqisë, İbrahim Yumaklı,…

5 minutes ago

Hoti denies revoking martyr status for Krasniqi, Agani, Maloku and Kelmendi

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka reaguar ndaj raportimeve se Qeveria u ka hequr…

5 minutes ago

Kurti calls for faster progress on Kosovo’s EU candidate status

Kryeministri Albin Kurti, në margjina të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Dublin është pritur në Parlamentin e Irlandës nga…

6 minutes ago

Pacolli: Kosovo to join regional projects to reduce the risk of natural disasters

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se Kosova do të përfshihet në komponentin rajonal…

6 minutes ago