Marcus Rashford pritet të përballet me një masë disiplinore pasi gënjeu se ishte i sëmurë para duelit ndaj Newport County në kuadër të FA Cup.
Rashford mungoi në stërvitje të premten, pasi Erik Ten Hag u konfirmoi gazetarëve se sulmuesi anglez ishte i sëmurë.
Megjithatë, këtu në fakt nuk qëndronte e vërteta, pasi videot të cilat u shpërndanë në rrjetet sociale shfaqën Rashford në një klub nate në Irlandën Veriore.
Raporti shtoi se Rashford kishte shijuar dy netë në Irlandë duke u argëtuar me miqtë e tij të ngushtë dhe me vëmendjen larg futbollit.
Ten Hag ende nuk e ka adresuar publikisht këtë problem, por më herët kishte qenë shumë i qartë rreth rregullave të disiplinës kur arriti në klub.
Kjo nuk do të jetë gjithashtu hera e parë që Rashford do përballet me një dënim të tillë, pasi që edhe më herët ai ka pasur raste që është përjashtuar nga ekipi për shkak të pjesëmarrjes në klube të natës dhe faktit që nuk kishte ardhur me kohë në stërvitje.
Para një dueli që duhet të fitohet patjetër, ky problem me Rashford nuk është ajo që i duhej teknikut holandez Ten Hag./Telegrafi/