Italia është kualifikuar në finalen e madhe të Kampionatit Europian.
120 minutat e zhvilluara në “Wembley” u mbyllën në barazim 1-1, ndërsa italianët fituan 4-2 me penallti.
Një moment i veçantë në gjysmëfinalen e parë të evropianit ishte në hedhjen e shortit sa i përket gjuajtjes së penalltive. Jordi Alba dhe Chiellini shkuan pranë gjyqtarëve, por këtë herë nuk kishte marrëveshje.
“Gënjeshtar, gënjeshtar”. Këto ishin thirrjet e dëgjuara pasi Chiellini fitoi shortin me kapitenin e Spanjës.
Në fund mbrojtësi i Italisë ka shpërthyer në festë duke përqafuar edhe kundërshtarin e tij, ndërsa Jordi Alba dukej në fytyrë si të mos kishte kuptuar asgjë se çfarë ndodhi.