“La Gazzetta dello Sport” është rikthyer në telenovelën e verës me transferimin e mundshëm të Paulo Dybala tek Interi, pasi u largua nga Juvnetus.
Keqardhjet te zikaltërit janë të larta pas performancës së Dybala në San Siro herën e fundit. Inter kishte nisur tratativat për argjentinasin që në qershor, dhe në korrik Marotta konfirmoi zyrtarisht interesimin për Dybala.
Megjithatë, miratimi i presidentit ishte i kushtëzuar me shitjen e një sulmuesi, duke marrë parasysh edhe rikthimin e Romelu Lukakut. Inzaghi nga ana e tij ka mbrojtur gjithmonë investimin prej 31 milionë euro të bërë për Correa, pra tekniku italian zgjodhi të mbante Correan dhe jo të transferonte Dybalan./ h.ll/albeu.com