Gazetari pro Barçës publikoi audion e bisedës në VAR, komiteti spanjoll i gjyqtarëve hap hetim ndaj tij

Gerard Romero, një gazetar i njohur si tifoz i Barcelonës, publikoi së fundmi një audio incizim mbi atë që ndodhi në një incident që përfshin Vinicius Jr për Real Madridin kundër Almerias .

Audio incizimi ishte biseda mes gjyqtarit Francisco Hernandez Maeso dhe zyrtarit të VAR-it, Hernandez Hernandez, duke shqyrtuar një bërryl të mundshëm nga Vini në një lojtar të Almerias në fund të lojës.

Në klip, Hernandez Hernandez mund të dëgjohet duke lënë të kuptohet se ka parë anësorin brazilian të bënte një faull në zonë.

Sipas Cadena SER, komiteti spanjoll i gjyqtarëve tani ka hapur një hetim se si Romero ishte në gjendje të kishte akses në audion VAR.

Ka gjithashtu një hetim për t’u bërë se pse arbitri, Hernandez Maeso, nuk u detyrua të shqyrtojë incidentin në monitorin VAR përpara se të miratonte golin.

Ka shumë pak gjasa që Real Madridit t’i hiqen tre pikët, por zyrtarët mund të jenë në telashe nëse shpallen fajtorë për mos kryerjen e detyrave të tyre siç duhet në përplasjen e diskutueshme të La Ligës.

Real Madridi fitoi ndaj Almerias me rezultat 3-2, në një ndeshje që po kontestohet jashtëzakonisht shumë në La Liga pasi kishte disa vendime kontraverse. /Telegrafi/


Shtuar 23.01.2024 15:41