Categories: sport

Gazetari më i besuar pranë Bayernit: Transferimi i yllit të PSG-së është i pamundur

Bayern Munich nuk pritet të ketë mundësi reale për të afruar sulmuesin e Paris Saint-Germainit, Desire Doue. Kështu raporton gazetari Christian Falk, pavarësisht interesimit që klubi bavarez kishte shfaqur më herët për francezin.

Duke folur për CFBayern Insider, gazetari i Bild bëri të ditur se Bayerni kishte provuar ta transferonte Doue para se ai të nënshkruante me PSG-në, por kostoja e marrëveshjes ishte vlerësuar tepër e lartë.

Të lidhura

None found

“Nuk qëndron pretendimi se Bayern Munich është futur në garë me klubet e Ligës Premier për Desire Doue. Ai është një lojtar shumë interesant dhe Bayerni ishte përpjekur ta sillte në Swbener Strabe, por atëherë çmimi ishte tepër i lartë dhe ai zgjodhi Parisin”.

Sipas Falkut, klubi gjerman e ka humbur mundësinë e duhur për ta siguruar shërbimin e 21-vjeçarit, pasi vlera e tij është rritur ndjeshëm.

“Ky është një nga rastet kur kupton se, nëse nuk e transferove kur ishte talent i ri dhe po kërkohej nga të gjithë, nuk do ta marrësh dot as tani që është bërë një lojtar më i konsoliduar.

Në Paris ai po bën gjëra të jashtëzakonshme dhe Bayerni nuk ka asnjë mundësi të paguajë shumën që do të kërkonte PSG-ja. Më vjen keq, por për Bayern Munichun është tepër vonë për këtë transferim”.

Paris Saint-Germaini nuk ka ndërmend ta shesë futbollistin francez. Deri më tani, ai ka luajtur 116 ndeshje për klubin dhe ka shënuar 34 gola.

Bayern Munich, ndërkohë, po vijon kërkimet për një përforcim në krahun e majtë të sulmit, pasi nuk arriti të siguronte një lojtar të specializuar për këtë pozicion gjatë afatit kalimtar të verës.

Luis Diaz është aktualisht alternativa kryesore natyrale në atë repart, ndërsa trajneri Vincent Kompany ka aktivizuar gjithashtu Alphonso Davies, Nathaniel Brown dhe Serge Gnabry në këtë rol.

të fundit

Kurti: Kosova drejt BE-së përmes reformave dhe meritës, jo nga një “rrugë e pasme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar në një intervistë për gazetën prestigjioze franceze “Le Monde” se Kosova synon integrimin…

3 minutes ago

Kusari diskuton me zyrtarë portugezë forcimin e lidhjeve ekonomike mes Kosovës dhe Portugalisë

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari ka zhvilluar dy takime me zyrtarë të lartë portugezë, në kuadër të vizitës së…

14 minutes ago

Vdes në moshën 66-vjeçare ambasadori rus në SHBA, i emëruar nga Putini në vitin 2025

Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Alexander Darchiev, ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare. Lajmi u konfirmua…

21 minutes ago

Komisioni parlamentar në RMV miraton në lexim të dytë ndryshimet e Kodit Penal

Komisioni amë në Kuvend kaloi leximin e dytë të Kodit Penal. Propozimi iu dërgua deputetëve për miratim. Me ndryshimet e…

24 minutes ago

France asks Germany for clarification on long-range missiles: “We risk crossing the nuclear threshold without realizing it

Franca ka paralajmëruar se përdorimi i raketave me rreze të gjatë veprimi në një konflikt me Rusinë mund të çojë…

27 minutes ago

32-year-old Scottish DJ among victims of Krakow shooting

Një 32-vjeçar nga Skocia është konfirmuar si një nga viktimat e të shtënave masive në qytetin polak të Krakovit, ku…

27 minutes ago