Gazetari italian këshillon Klaudio Ranierin: Merr Etrit Berishën, mund të të sigurojë mbijetesën

Klaudio Ranieri po kalon ndoshta aventurën e ti të fundit si trajner në futbollin profesionist në drejtimin e Kaljarit. Trajneri 72-vjeçar mori skuadrën në Serinë B dhe e ktheu në A, ndërsa tani po përpiqet që ta mbajë në elitën e futbolli italian.

Një detyrë e vështirë, teksa skuadra ka qenë shpesh në zonën e ftohtë të klasifikimit dhe pritet që të bëjë ndërhyrje në merkato në janar. Dhe sipas gazetarit të njohur italian, Paolo Esposito, emri që i nevojitet mbi të gjitha Kaljarit, është ai i Etrit Berishës. Ky i fundit nuk është më titullar te Empoli dhe sipas tij, klubi sard duhet të bëjë menjëherë një hap për të siguruar portierin e Kombëtares shqiptare,

“Sipas këndvështrimit tim edhe Skufet nuk ofron garanci të mëdha duke pasur parasysh pritshmërinë që kishte në fillimin e karrierës dhe nuk e përmbushi. Po të isha unë drejtori sportiv, duke parë edhe kthimin e Kaprile te Empoli, do të mundohesha të merrja Berishën. Ai është një portier i mirë me eksperiencë, i cili mund t’u sillte kuqebluve ato 7-8 pikë më shumë që duhen për të arritur mbijetesën. Ndoshta duke propozuar një shkëmbim huazimesh pikërisht me Radunoviç”, theksoi gazetari italian duke dhënë këtë propozim për merkaton e Kaljarit. /panoramasport/


Shtuar 7.01.2024 17:34